Së fundmi në Britaninë e Madhe, një grup njerëzish kanë vizatuar me dorë 150 mijë zemra në nder të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, në një mur përballë parlamentit britanik. Murali pritet të shtrihet qindra metra përgjatë bregut jugor të lumit Thames jashtë spitalit Shën Thomas, në Londër.

Fushata është organizuar nga grupi “COVID-19 Bereaved Families For Justice UK” të cilët kanë bërë thirrje për një hetim publik mbi mënyrën sesi qeveria e ka trajtuar pandeminë. Ndërkaq Matt Fowler, bashkëthemeluesi i grupit tha se:
Çdo zemër është pikturuar me dorë dhe secila është krejtësisht unike, ashtu si të dashurit që kemi humbur. Ashtu si numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, edhe ky memorial do të jetë i madh.
https://youtu.be/RyQR0U60mo0
Qeveria britanike ka premtuar gjithashtu se kur pandemia të marrë fund do të ndërtojë një memorial të përhershëm në nder të viktimave nga COVID-19. Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura sa i përket pandemisë së COVID-19.