Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte i ftuar regjisori i njohur dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Milto Kutali, i cili na sugjeron pesë filmat e tij të preferuar që do t’ju mbërthejnë pas ekranit:
5. “Burnt by the Sun” (1994)
Jam tronditur kur e kam parë. Historia e këtij filmi bazohet në tmerrin e Stalinit në vitet 30-40. Pjesë e kësaj drame ka qenë një super regjisor rus i asaj kohe, njeriu më bolshevik, më modern. Një film i nominuar me çmime të pafundme ndërkombëtare.
4. “Përrallë nga e kaluara” (1987)
Për tre arsye e kam zgjedhur këtë film: E para sepse është një vepër kombëtarë, e dyta sepse është e një personaliteti apsolut të botës së filmit siç është Dhimitër Aragnosti dhe e treta për arsyen regjisoriale.
https://youtu.be/5YAyLrqeUN0
3. “Nuovo Cinema Paradiso” (1988)
Ky film përbën fenomenin më të rëndësishëm për mua. E zgjodha këtë film për dy arsye: Një lloj homazhi për njerëzit e artit dhe të kinemasë dhe sigurisht aktori Filip që luan në këtë film përbën inspirim për mua si artist, është një refleksion. Është një shkollë e mirëfilltë për këdo që mendon se duhet t’i përkushtohet botës së artit.
https://youtu.be/pWNEoBU2WuE
2. “Amadeus” (1984)
“Amdeusi” më ka shqetësuar shumë, problemi i luftës se aftësisë me paaftësinë. I jam rikthyer këtij filmi para 6 muajsh dhe më kujton një debat të 20 viteve më parë me aktoren Yllka Mujo.
https://youtu.be/6IHptqZiDxc
1. “La vita e Bella” (1998)
Vepra më unikale se si mund të shihet Holokausti në një këndvështrim krejt ndryshe.