Minatorët e Kombinatit Trepça në Kosovë hynë në grevë të përgjithshme, duke fajësuar institucionet se nuk i kanë plotësuar kërkesat e tyre. Punëtorët kërkojnë që të gjitha vendburimet përreth Trepçës dhe të gjitha zonat e interesit të përfshihen në draft-statutin e kombinatit Trepça. Ata po ashtu kërkojnë që t’iu njihet përvoja e punës, siguria shëndetësore në punë, si dhe pensioni të jetë 70% i pagës.