Aktualitet

Minatorët protestë te Kryeministria: Të martën grevë urie nëse s’miratohet ligji për statusin

Minatorët në pension paralajmërojnë se më 12 Qershor do të hyjnë në grevë urie, nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria për statusin. Ata protestuan sot para Kryeministrisë, ndonëse Policia e Tiranës nuk iu dha leje, me argumentin se duhej ta kishin kërkuar tre ditë më parë. Në cilësinë e organizatorëve të tubimit, uniformat blu shoqëruan Nikollë Gjokën e Tafë Kolecin.  Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë 6 mijë minatorë, të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mijë lekë, ndërsa vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.