Ministrja e Drejtësisë, bëri bilancin e task forcës antikorrupsion të qeverisë. Etilda Gjonaj tha se vetëm në dy muajt e fundit, maj-qershor janë ushtruar kontrolle në 35 institucione ku ofrohet shërbim për qytetarët. Gjatë kësaj periudhë janë rekomanduar 172 masa disiplinore prej të cilave 28 largime nga detyra. Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, pohoi se mes të kallëzuarëve është ish kreu i Hipotekës Krujë dhe Sarandë për shkelje të rënda ligjore.