Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi rikonfirmoi sot se “Dëshmitari X”, Albert Veliu kërkoi azil politik në Kosovë. Gashi bëri të ditur se “Prishtina po kryen të gjitha procedurat përkatëse” dhe se “Janë të detyruar të zbatojnë Konventën Ndërkombëtare”. Ministri i bëri këto deklarata gjatë një vizite në pikën kufitare të Morinës, ku shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.