Bota

Ministri i jashtëm iranian largohet nga Pakistani pa u takuar me delegacionin amerikan!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u largua nga Pakistani pa u takuar me zyrtarët amerikanë, raportoi transmetuesi libanez Al-Mayadeen.

Më parë, mediat iraniane raportuan se Teherani refuzoi të takohej me zyrtarët amerikanë për sa kohë që bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Komanda Qendrore Amerikane vazhdonte.

Iranianët njoftuan zyrtarisht edhe më herët se nuk kishin plane për t’u takuar me të dërguarit e Uashingtonit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas Axios, axhenda e Araghchi përfshin ndalesa në Oman dhe Rusi, dhe një kthim të mundshëm në Pakistan në fillim të kësaj jave për t’u takuar me delegacionin amerikan. Ndërkohë, Witkoff dhe Kushner janë ende në Miami. Aktualisht duket se nuk ka përparim në raundin e dytë të bisedimeve.

Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë arsye për konfliktin e pazgjidhshëm mes SHBA-së dhe Iranit. Marina detare vijon me bllokadën në Hormuz, ndërsa deri nga 13 prilli kur ky operacion është urdhërar nga Trump, janë sekuestruar të paktën 29 anije teksa kanë tentuar kalimin. Sekuestrimet e konfirmuara përfshijnë një anije mallrash, të sekuestruar me forcë, dhe një cisternë nafte të dyshuar se transportonte naftë bruto.

LEXO EDHE: Izraeli paralajmëron për sulme të mëtejshme, Katz: Gati të rifillojmë luftën me Iranin, presim dritën jeshile nga SHBA!

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Ministrit të Çështjeve Ushtarake të regjimit izraelit, duke thënë se “zemërimi” i tyre pasqyron dështimin e komploteve kundër Iranit. Ministri izraelit i Çështjeve Ushtarake, Israel Katz, deklaroi se Tel Avivi po pret “dritën jeshile” nga Shtetet e Bashkuara për të nisur një agresion të ri kundër Iranit dhe për të vrarë Ajatollah Sayyed Mojtaba Khamenei.

LEXO EDHE: 40 vjet nga Çernobili, katastrofa bërthamore që ndryshoi botën dhe mësimet që ende na duhen sot!