Aktualitet

Ministri Klosi nga Spilleja: Hetim tokave në bregdet!

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë pastrimit në plazhin e Spillesë tha se problematika me tokën, ka sjellë pengesë në zhvillimin turistik të zonave bregdetare. Ministri bëri të ditur se institucioni i tij është në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve me tokat në bregdet. Kërkesa e vazhdueshme e Ministrisë që ai drejton është që zona me potencial të tillë, të shndërrohen në magnete turistike.