9 orë nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter dhe epiqendër pranë qytetit të Durrësit që shkundi vendin, zyrtarisht konfirmohen 12 viktima: 7 në Durrës e 5 në Thumanë. Bilanci rëndohet nga ora në orë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në rrënojat e pallateve, hoteleve e vilave të shembura në Durrës e Thumanë. Qyteti bregdetar dhe fshati i Krujës, rezultojnë më të goditurit nga lëkundja shkatërrimtare 30 sekondëshe, që për nga ndjeshmëria vlerësohet nga 8 në 9 ballë. Deri tani, aty janë shpëtuar 39 persona, siç informon Ministria e Mbrojtjes.