Kryeministri Rama bën të ditur se shumë vendeve të botës po solidarizohen me Shqipërinë në këto momente të vështira. Më herët gjatë ditës, Rama ishte në qytetin e Durrësit, ndërsa Presidenti Meta në Spitalin e Traumës e më pas në Thumanë ku apeloi të bëhet maksimumi për njerëzit në nevojë. Ndërkaq, kryedemokrati Basha kërkoi të shpallet gjendja e emergjencës. Në një tjetër zhvillim, Ministria e Punëve të Jashtme njofton se janë hapur llogari bankare ku mund të kontribuohet për qytetarët e prekur nga tërmetet.