Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi një takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Gjonaj theksoi se Qeveria ka ndërmarrë të gjithë iniciativën e saj, ligjvënëse, e financiare, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndër sfidat kryesore ajo cilësoi ngritjen sa më shpejt të institucioneve të reja të drejtësisë.