Aktualitet

Ministrja Nikolla nga Kavaja: Çdo shkollë do të ketë inspektorin e saj!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, nga qyteti i Kavajës theksoi se gjatë këtij viti do të shtohen disa shkolla të reja, falë investimit në bashkëpunim me Bashkitë. Nga viti që vjen Nikolla deklaroi se çdo shkollë do të ketë inspektorin e saj për të anashkaluar problematikat e hasura. Ndërkaq ajo tha se: “Që me vitin e ardhshëm shkollor premtohet rikthimi i inspektimit në çdo shkollë të Shqipërisë. Do të jetë syri monitoruesi i standardeve dhe problematikave, i ngritjes së alarmit, jo kur të ketë mbaruar viti shkollor dhe kur të shohim përmes mediave ndonjë mësues që dhunon apo ndonjë mësues që abuzon me detyrën por do të kemi gjithë informacionin në kohë reale për të ndërhyrë në kohë reale për të gjitha këto problematika”, deklaroi ministrja Nikola.