Gossip Tech

Mira Murati lançon rivalin e OpenAI!

Ish-drejtuesja kryesore e teknologjisë (CTO) e OpenAI, Mira Murati lançoi së fundmi një startup të AI, të quajtur Thinking Machines Lab. Kompania e re e përshkroi veten si një kërkim i inteligjencës artificiale dhe produkt që fokusohet në ndërtimin e një të ardhmeje ku të gjithë kanë qasje në njohuritë dhe mjetet për ta bërë AI të funksionojë për nevojat dhe qëllimet e tyre unike. Ekipi i Thinking Machines Lab përbëhet nga rreth 30 njerëz që janë studiues, inxhinierë dhe ndërtues nga OpenAI, Meta dhe Mistral.

Mira në shtator 2024 u largua papritur nga OpenAI. Ajo ndau një deklaratë në internet ku thuhej: “Unë po largohem sepse dua të krijoj kohë dhe hapësirë për të bërë eksplorimin tim”. Startup-i aktualisht përbëhet nga dy të tretat e ish-punonjësve të OpenAI, i cili përfshin Barret Zoph, një ish-kërkues në OpenAI dhe John Schulman, bashkë-themelues i OpenAI dhe ish-Zyrtar Kryesor Shkencës në Anthropic.

Disa muaj më vonë, u raportua se Mira po përpiqej të mblidhte mbi 100 milionë dollarë për të financuar një kompani të re misterioze. Mira Murati është renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në teknologji që po revolucionarizojnë botën. “The Times” nënvizon se Murati ka luajtur një rol të rëndësishëm në OpenAI. Në maj, ajo prezantoi modelin kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale dhe avancimin në SearchGPT.

E lindur në Vlorë dhe e shkolluar në Kanada, Murati ka një histori të pasur në inxhinieri dhe zhvillim teknologjik. Gjatë studimeve në Kolegjin Dartmouth, ajo ndërtoi një makinë hibride garash. Më pas, iu bashkua Tesla-s, ku kontribuoi në zhvillimin e makinës Model X dhe pastaj punoi në Leap Motion, një start-up që krijoi një sistem kompjuterik për ndjekjen e lëvizjeve të duarve dhe gishta.