Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim me anëtarët e bordit drejtues të programit, që synon angazhimin e diasporës shqiptare për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë. Qeveria ka miratuar dy vendime të rëndësishme në fushën e diasporës: “Përcaktimin e rregullave të hollësishme për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës” si dhe për “Kriteret dhe mënyrën e ndarjes së çmimit Ambasador i Kombit”. Ministri Majko e vuri theksin tek rëndësia e përshtatjes së plotë të projektit me legjislacionin e ri në fushën e diasporës. Programi do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse për angazhimin e diasporës.