Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e Teatrit të ri me Partneritet Privat. Miratimi i draftit u bë dje, pak orë pasi Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj arriti marrëveshje me një përfaqësi të artistëve. Sipas Këshillit të Ministrave, projektligji reflekton opinionet dhe diskutimet e vazhdueshme mes palëve. Gjithashtu, theksohet se “Pasqyron kërkesat e artistëve për ruajtjen e pronës së Teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për Teatër Kombëtar dinjitoz”. Tashmë, pritet që drafti të kalojë në Kuvend.