Gossip Showbiz

Miri tregon se si u njoh me bashkëshorten e tij: “Kishte ardhur si mike e dhëndrit…”

Banori i “BBV5”, Miri ka ndarë për herë të parë detaje nga historia e tij e dashurisë me partneren gjermane. Këngëtari tregoi se gjithçka nisi krejt rastësisht, në një dasmë të mbajtur në Tiranë. Partnerja e tij kishte ardhur si mike e dhëndrit, një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ndërsa Miri ishte pjesë e familjarëve të nuses.

Edhe pse ajo u kthye në Gjermani që të nesërmen, lidhja nuk u ndërpre. Përkundrazi, sipas Mirit ajo u forcua me kalimin e kohës, pavarësisht vështirësive që sillte distanca dhe mungesa e teknologjisë. “Flisnim me Messenger, sepse atëherë nuk kishte ende WhatsApp. Ndonjëherë më merrte edhe në telefonin e shtëpisë.”

Ai shtoi se komunikimi bëhej kryesisht në anglisht. Përmes bisedave të përditshme me partneren, ai filloi ta praktikonte sërish.  “Unë nuk i dija mirë kohët e foljeve, por ajo më kuptonte. Duke folur me të, fillova të rifitoja sigurinë”, tha Miri. Historia e tyre mori një tjetër kthesë kur partnerja e tij vendosi të kthehej sërish në Shqipëri.