Pas polemikave të shumta që shpërthyen në rrjete sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, “Miss Grand Kosova” Brikena Selmani ka reaguar me humor, duke e kthyer situatën në një moment argëtues për ndjekësit e saj.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, këngëtarja dhe modelja ka ironizuar me deklaratën që u bë virale, duke thënë me të qeshur:
Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren.
Reagimi i saj është pritur me të qeshura dhe komente pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar qasjen e saj të relaksuar dhe ironike përballë kritikave.
Brikena ka treguar se nuk e merr gjithçka shumë seriozisht dhe se di si ta përdorë humorin për të zbutur situatat e tensionuara në rrjet.
Me këtë reagim, ajo ka rikthyer vëmendjen te personaliteti i saj karizmatik dhe mënyra e veçantë e komunikimit me publikun.
Aktualisht, Brikena Selmani ndodhet në Tajlandë, ku po përfaqëson Kosovën në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Grand International 2025”, duke tërhequr vëmendje për paraqitjen dhe gjestet e saj në këtë kompeticion.