Celebrities Gossip Showbiz

Nuk përmendi emra, por mesazhi ndezi rrjetin? Postimi i Selinit pas intervistës së Gretës ndez dyshime?

Intervista e Greta Kazazit në rubrikën “Kaq” të emisionit “Top Arena” ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet mes disa prej ish-banorëve të Big Brother VIP, ndërsa një reagim në rrjetet sociale ka ngjallur diskutime të shumta.

Gjatë bisedës me moderatoren Brikena Selmani, Greta u pyet për një moment të komentuar gjatë kohës së reality show-t, kur në disa video ajo, Shëndriti, Selin dhe Gimbo shiheshin duke diskutuar për Brikenën.

E pyetur nëse edhe sot vazhdojnë të flasin për të, Greta zgjodhi të japë një përgjigje diplomatike. Ajo theksoi se secili prej ish-banorëve tashmë është i fokusuar te jeta dhe projektet e veta, duke shtuar se ruan respekt për Brikenën dhe për të gjithë ish-konkurrentët, pasi, sipas saj, gjithçka që ndodhi brenda shtëpisë i përket së kaluarës.

Megjithatë, vetëm pak orë pas transmetimit të intervistës, Selin publikoi në InstaStory një postim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Ajo shpërndau një shkrim që fliste për çrregullimin e personalitetit narcisist dhe mënyrat se si mund të përballohet sjellja e një personi me këtë çrregullim.

Postimin e shoqëroi edhe me një koment ironik:

Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale, që ato që më humbin në TV, mi nxjerr Zoti në IG. Gjithsesi.

Edhe pse Selin nuk përmendi asnjë emër, koha kur u publikua postimi bëri që shumë ndjekës ta lidhnin atë me intervistën e sapotransmetuar dhe ta interpretonin si një mesazh të tërthortë për Brikena Selmanin.

Deri më tani, as Brikena dhe as personat e tjerë të përmendur nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtij interpretimi, ndërsa postimi i Selinit ka vijuar të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.