Celebrities

“Edhe unë kam bërë gafa”, Kiara Tito komenton momentin viral të Miss Grand Kosova!

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi mendimet e saj mbi raportin me muzikën dhe planet për të ardhmen profesionale, duke treguar se, ndonëse e dashuron artin, nuk e sheh veten si këngëtare. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara u pyet nëse do të realizonte ndonjëherë një projekt muzikor me bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli. Me sinqeritetin që e karakterizon, moderatorja pranoi se ka pasur dëshirë të provojë diçka të tillë, por se zëri nuk është pika e saj më e fortë.

Kujtojmë, se së fundmi Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë.Gjatë prezantimit të saj, Selmani u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh. Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme.

Ndërkohë, teksa u diskutua ky momenti viral i saj në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito e komenoti si më poshtë.

Mbase ka qenë një lapsus i momentit, edhe unë mund të kem bërë gafa si shumica e njerëzve. Kam thënë gjëra që mund të jem ngatërruar nga emocionet. Po mundohem ta justifikoj disi duke qenë para një jurie jashtë vendit.