Gossip Showbiz

Miss Universe Canada zbulon sekretin! Ishte 4 muajshe shtatzënë gjatë konkursit?

Miss Universe Canada, Jaime VandenBerg, ka ndarë një detaj të papritur nga eksperienca e saj në Miss Universe 2025, i mbajtur në Tajlandë në nëntor.

Disa muaj pas përfundimit të garës, 29-vjeçarja zbuloi se ishte 16 javë shtatzënë, pra në muajin e katërt, kur u ngjit në skenë dhe konkurroi me rroba banje, duke arritur të renditej në Top 30.

Ajo e bëri publik lajmin përmes një videoje në Instagram më 2 mars. Videoja kombinon dy momente të realizuara me rreth tre muaj diferencë: në të parën, VandenBerg shfaqet duke ecur me vetëbesim në skenën e Miss Universe në të dytën, ajo shihet me barkun e rrumbullakosur, duke mbajtur një sedilje makine për foshnje.

Nga skena e Miss Universe në tremujorin e tretë, duke instaluar sediljen e makinës dhe karrocën e bebes

-shkroi ajo në përshkrim.

Ajo që bota nuk e dinte, isha 16 javë shtatzënë kur garova me rroba banje dhe u rendita në Top 30. Po mbaja një jetë brenda meje, ndërsa jetoja një ëndërr që dikur e kisha menduar të pamundur. Sot ndihem e çliruar ta ndaj këtë, jam shtatzënë

-u shpreh ajo.

VandenBerg theksoi se me rregullat në zhvillim të Miss Universe, historia e saj duhet të shërbejë si dëshmi se amësia nuk është fundi i ambicies dhe se shtatzënia nuk përbën kufizim për realizimin e ëndrrave.

Me një komunitet të fortë pas vetes, disa ëndrra mund të ekzistojnë njëkohësisht

-përfundoi ajo.