Qytetarët e New York-ut dhe vizitorët, mund të shijojnë kuzhinën autentike të “gjyshes” nga vende të ndryshme të botës, me një rezervim në Enoteca Maria. Restoranti filloi duke i dhënë kuzhinën e tij gjysheve italiane, por tani u jep mundësinë grave të moshuara nga e gjithë bota të praktikojnë artin e tyre të kuzhinës për shembull, nga Japonia, Peruja, Sri Lanka, Argjentina, Egjipti dhe Tajvani.
Funksionimi i tij filloi në vitin 2007 dhe mori emrin e gjyshes italiane të pronarit, e cila kishte idenë origjinale për të rigjallëruar biznesin e tij duke pasuruar menunë me receta të bëra fjalë për fjalë në shtëpi.
Në fakt, ai nuk u mjaftua me gatimet e vendlindjes së tij, por ftoi gjyshe nga vende të ndryshme për të ndarë traditën dhe përvojën e tyre të kuzhinës me klientët me fat që arrijnë të rezervojnë një tryezë. Vendet janë të kufizuara, pasi rezervimi i fundit është në orën 19:30.