Në një epokë ku lidhjet sociale janë gjithnjë e më të ndërthurura me teknologjinë dhe presioni i përditshëm është në rritje, një prirje e re po vërehet tek të rinjtë: zgjedhja për të jetuar vetëm. Kjo nuk lidhet më me izolim apo vetmi, por përkundrazi me lirinë, qetësinë mendore dhe kontrollin personal mbi hapësirën dhe jetën. Ndërkaq, një restorant në qytetin Yeosu të Koresë së Jugut është bërë viral pasi vendosi në derë një shenjë të pazakontë: “Nuk shesim vetmi.” Rregulli i lokalit është i thjeshtë: nëse vjen vetëm, nuk të shërbejnë. Klientët solo duhet të sjellin një mik, partnerin, ose të paguajnë dy porcione për t’u ulur.

Vendimi ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku shumë e quajnë këtë politikë diskriminuese dhe absurde, sidomos në një vend ku të ngrënit vetëm është kthyer në trend kombëtar. Pronari thotë se nuk dëshiron të krijojë “atmosferë vetmie” brenda lokalit, por publiku s’e ka pritur mirë fare.
Të gjithë me shumë gjasa e dimë se sa e dhimbshme mund të jetë vetmia. Një përqafim apo një fjalë e ngrohtë në ditët më të vështira, mund të jetë ajo që ndonjëherë na mungon më së shumti. Gjatë historisë njerëzore, ne na është dashur të mbështetemi tek njëri-tjetri për të mbijetuar, qoftë kjo për t’u mbrojtur nga kërcënimet fizike apo nga nevoja për të jetuar në komunitet.
E sipas ekspertëve të shëndetit mendor, ne në përgjithësi ndihemi më të sigurt kur ndjejmë se nuk jemi vetëm. Dhe kur ndjesia e vetmisë bëhet kronike ose rëndohet, efektet mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin. Ne mund të ndihemi të kërcënuar fizikisht dhe kjo ndërhyn në aftësinë e të menduarit dhe perceptimin tonë. Më poshtë ne ju njohim me katër mënyra se si vetmia mund të ndikojnë në të menduarit, perceptimin dhe mirëqenien tonë.