Aktorja e njohur amerikane Michelle Pfeiffer, 67 vjeçe, ka deklaruar se planifikon të marrë një pauzë nga aktrimi për t’u fokusuar te familja dhe roli i saj i ri si gjyshe.

Në një intervistë për Fox News Digital, Pfeiffer tregoi se ardhja në jetë e mbesës së saj së parë në vitin 2024 i ka ndryshuar prioritetet.
Mendoj se do të kem pushim pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm, gjë që mezi e pres. Dua që stili im i jetesës dhe koha që kam të jenë kuptimplotë
-u shpreh aktorja, duke shtuar se ndjehet e bekuar për karrierën e saj, por tani koha me të afërmit ka më shumë vlerë se çdo projekt filmi.
Kjo nuk është hera e parë që Pfeiffer tërhiqet nga skena për familjen. Ajo më parë ka bërë një pauzë disavjeçare nga Hollywood-i për t’iu përkushtuar rritjes së fëmijëve, duke u rikthyer vetëm pasi ata u rritën.
Të bëhesh gjyshe është parajsë. Nëse do ta dija që kjo ndjesi do të ishte kaq e veçantë, ndoshta nuk do të kisha marrë kaq shumë projekte, por kam shijuar gjithçka dhe jam shumë mirënjohëse
-tha Pfeiffer, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga më të çmuarat e jetës së saj.