Health & Beauty Tech Vitality Vibes | News

Mjekët do të zëvendësohen nga robotët/ Habit Ermand Mertenika: “E suportoj më së miri”!

“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

Në epokën e distancimit social, përdorimi i robotëve për disa ndërveprime të kujdesit shëndetësor është një mënyrë premtuese për të reduktuar kontaktin personal midis punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve të sëmurë. Megjithatë, një pyetje kryesore që duhet të marrë përgjigje është se si pacientët do të reagojnë ndaj një roboti. I ftuari Ermand Mertenika për zëvendësimin e mjekësve nga robotët u shpreh se e suporton më së miri.