Bota

Irani dhe fuqitë botërore do të vazhdojnë përpjekjet për ruajtje të paktit bërthamor

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se fuqitë botërore dhe Irani janë pajtuar për të vazhduar bisedimet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Mogherini lexoi një deklaratë në të cilën thuhet se të gjitha palët do të konsiderojnë mënyra të ndryshme për të ruajtuar marrëveshjen, pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve.