Bota

Mogherini: Sulmet ndaj medias, janë sulme ndaj demokracisë!

“Sulmet kundër medias dhe gazetarëve janë sulme kundër demokracisë dhe lirisë së të gjithëve ne. I bëjmë homazh të gjithë reportereve në Europë e mbarë botën që humbën jetën teksa ushtronin profesionin e tyre”. Ka qenë kjo deklarata e lëshuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit. Ajo gjithashtu kërkoi një vëmendje të përqëndruar sidomos tek gazetaret femra për të cilat kërkoi mbrojtje nga dhuna e shtuar, sidomos në vende në konflikt.