Bota

Moon i kërkon OKB-së të verifikojë zotimet e Koresë V. për testet bërthamore

Tashmë që marrëdhëniet mes dy Koreve kanë marrë kthesë pozitive, Presidenti Koreano-jugor, Moon Jae-in i drejtohet Kombeve të Bashkuara. Ai i kërkon OKB-së, të ndihmojë që të verifikohet mbyllja e planifikuar e vendeve ku Veriu komunist kryen testimet bërthamore. Moon zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.