Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Keisi Medini do t’i dedikojë një këngë Kristit?!

I kthyer në një fenomen “Big Brother VIP” këtë vit rezervoi çdo të martë dhe të shtunë për të gjithë ne surpriza të pafundme por edhe të papritura. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dalëngadalë mbi 100 ditë kaluan me një rrugëtim plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit.

Banorët e “BBV” janë më të komentuarit momentalisht dhe gjithçka rreth tyre përbën lajm. Një nga banoret shumë të përfolura është këngëtarja Keisi Medini. Bukuroshja ka patur afrimitet me Kristin, brenda shtëpisë së “BBV”, edhe pse shumë herë dyshja nuk i është referuar si një lidhje, por janë shprehur që ishin vetëm në fazën e njohjes.

Që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Keisi i është referuar Kristit nëpër intervista. Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, dy postime të këngëtares në rrjete sociale kanë nxitur dyshime. Mos vallë bukuroshja do të publikojë një këngë për Kristin?! Në një InstaStory ajo ka shkruar:

Vjen e ulesh para meje ti djali

Ndërkohë, në një postim ka shkruar “Kur po thu që nuk ta ndjen, ty ta ndjen…” me hashtag “së shpejti”. Mbetet për t’u parë nëse kënga është një dedikim për Kristin, apo asgjë e lidhur me të.