Aktualitet

Mos-shitja e prodhimit, protestojnë banorët e fshatrave të Myzeqesë

Banorë të 16 fshatrave të Myzeqesë protestuan për një sërë problemesh që nga mos-shitja e prodhimit, deri tek kushtet sociale. Në kryqëzimin e rrugës kombëtare Lushnje-Berat, protestuesit treguan si iu shkon dëm prodhimi. Banorët e Fier-Sheganit, hodhën lakrat, të indinjuar se po i shesin nën kosto. Një tjetër protestë u lajmërua për javën e ardhshme nga prodhuesit e Myzeqesë, kundër kritereve të skemave subvencionale. Pjesa më e madhe e tyre u skualifikua pas aplikimit.