Bota

Moskë, protestë kundër bllokimit të aplikacionit Telegram

Mijëra persona protestuan në qendër të Moskës, kundër përpjekjeve të autoriteteve për të bllokuar qasjen në aplikacionin e mesazheve, Telegram. Protestuesit brohorisnin “Putin është hajdut” dhe kërkuan për më shumë liri në internet. Lideri opozitar, Aleksei Navalny mori pjesë në protestën që u organizua nga Partia Liberale e Rusisë, që e ka cilësuar “të turpshëm” bllokomin e aplikacionit Telegram.