Aktualitet

Mot i nxehtë në vend, temperatura deri në 37 gradë Celsius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje, në orët e mesditës.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina e në bregdet pritet që të arrijë shpejtësinë 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
18/36
Diell

Kukës
14/33
Diell

Lezhë
17/35
Diell

Dibër
15/34
Diell

Durrës
20/35
Diell

Tiranë
22/36
Diell

Elbasan
21/37
Diell

Berat
16/37
Diell

Vlorë
20/33
Diell

Korçë
14/31
Diell

Gjirokastër
14/36
Diell

Sarandë
21/34
Diell