Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, nga mesdita reshje shiu!

Edhe sot, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti nisi me alternime vranësirash e kthjellimesh, por prej orëve të mesditës e kryesisht pasdite, vijon me vranësira mesatare e të dendura në të gjithë territorin.

Po pasdite, ka reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët e mesatar, fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Më pas, reshjet e shiut me intensitet mesatar shtrihen në të gjithë territorin ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore, në periudha afatshkurtra, vijnë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era fryn me drejtim jugperëndim-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 12 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/19
Diell re shi

Kukës
5/12
Diell re shi

Lezhë
11/21
Diell re shi

Dibër
4/13
Diell re shi

Durrës
11/21
Diell re shi

Tiranë
11/22
Diell re shi

Elbasan
9/21
Diell re shi

Berat
9/22
Diell re shi

Vlorë
12/21
Diell re shi

Korçë
5/13
Diell re shi

Gjirokastër
6/20
Diell re shi

Sarandë
10/21
Diell re shi