Aktualitet

Ditë me diell në të gjithë territorin, vranësira kalimtare!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare, kryesisht në orët e mesditës dhe të pasdites.

Era fryn me drejtim veriperëndim – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës arrin shpejtësi deri në 10 m/s.

Në Adriatik e Jon, deti me valëzim të forcës 2-4 ballë. Temperaturat variojnë 12-34 gradë Celsius.