Aktualitet

Mot relativisht i qëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat mesatare e hera-herës të dendura në dy ekstremet në veri e në jug, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Në zonën veriperëndimore, vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa nga orët e mesditës  ndërpriten gradualisht.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa  përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/13
Re shi diell

Kukës
1/9
Re diell

Lezhë
6/14
Re shi diell

Dibër
3/12
Re diell

Durrës
9/16
Re diell

Tiranë
10/15
Re diell

Elbasan
6/18
Re diell

Berat
6/18
Re diell

Vlorë
8/17
Re diell

Korçë
0/12
Re diell

Gjirokastër
0/15
Re diell

Sarandë
8/16
Re diell