Aktualitet

Moti i keq në vend na shoqëron edhe sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas SHMU-së, moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me alternime kthjellimesh, kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit dhe lokalisht deri mesatar në juglindje. Nga orët e pasdites, në pjesën më të madhe të territorit, reshjet e shiut bëhen lokale, ndërsa në zonën e veriut me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/15
Re shi diell

Kukës
9/14
Re shi diell

Lezhë
11/14
Re shi diell

Dibër
7/13
Re shi diell

Durrës
11/15
Re shi diell

Tiranë
12/16
Re shi diell

Elbasan
8/22
Re shi diell

Berat
12/22
Re shi diell

Vlorë
12/22
Re shi diell

Korçë
5/15
Re shi diell

Gjirokastër
8/21
Re shi diell

Sarandë
7/22
Re shi diell