Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm. Moti vijon me alternime kthjellimesh, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën tjetër të territorit.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët ishin prezente që në orët e para, në relievet malore në veri. Gjatë ditës ka reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore e hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.
Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje bie bore me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 5 m/sek, që hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jug-perëndimore dhe në zonat luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/sek, me valëzimin në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
6/17
Diell re
Kukës
3/10
Diell re shi
Lezhë
8/15
Diell re
Dibër
5/8
Diell re shi
Durrës
8/15
Diell re
Tiranë
9/16
Diell re
Elbasan
8/16
Diell re shi
Berat
7/15
Diell re
Vlorë
10/15
Re shi diell
Korçë
5/12
Diell re shi
Gjirokastër
6/16
Re shi diell
Sarandë
8/16
Diell re shi