Dara e të nxehtit ekstrem në Itali, po ngadalësohet: Meteorologët vendas pohojnë se nga 21 qytete në alarm të kuq që vendi regjistron sot, nesër do të mbeten vetëm dy.
I nxehtit përvëlues, shkruajnë mediat italiane, do të tërhiqet, teksa me hyrjen e muajit korrik konfirmohet edhe ndryshimi i motit që sipas ekspertëve, do të sjellë një ndërprerje graduale të kësaj vape të jashtëzakonshme e cila ka përfshirë jo vetëm Italinë, por edhe një pjesë të madhe të kontinentit europian.
Një front atmosferik i paqëndrueshëm që vjen nga Atlantiku i Veriut, do të prekë fillimisht rajonet veriore të fqinjit tonë përtej Adriatikut, e më tej, ndërmjet ditës së enjte dhe të premte, pritet të zhvendoset drejt pjesës qendrore dhe jugore të vendit, duke sjellë gjatë kalimit të tij edhe një fazë të rrezikshme me stuhi, erëra të forta dhe breshër. Rreth 130 milionë njerëz në Evropën Qendrore dhe Lindore janë përballur prej ditësh me temperatura që kalojnë 35 gradët Celsius.
Çekia dhe Sllovakia kanë regjistruar temperaturat më të larta të matura ndonjëherë, ndërsa Ukraina ka urdhëruar ndërprerje të energjisë elektrike për të përballuar ngarkesën e madhe në rrjet. Në Sllovaki, të hënën u regjistrua temperatura 41°C në jugperendim te vendit, dhe ne Çeki, termometri shenoi gati 42°C në Doksany. Rekordi i mëparshëm ishte 40.4°C, i regjistruar në vitin 2021.
“Thyerja e rekordit me 1.5°C është absolutisht e paprecedentë,” deklaruan autoritetet, qe thone se edhe vete kohëzgjatja e kësaj vale të të nxehtit është e jashtëzakonshme, si per nga intensiteti, edhe ashtu shtrirjen e saj gjeografike.