Gjatë ditës së sotme (30 prill), në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera të vendit parashikohen reshje të dobëta.
Në verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet marrin formën e dëborës.
Në zonat malore nuk do të mungojnë rrebeshe shiu, ndërsa në zonat e ulëta dhe përgjatë bregdetit, reshjet do të jenë të pakta.