Rajoni

Moti i keq përfshin Kroacinë

Moti i keq përfshin Kroacinë.  Shirat e dendur dhe erërat e forta, të pazakonta për këtë sezon, goditën brigjet e Rijekës, Opatisë e të Crik-venicas, si dhe ishujt e Kërkut e të Cresit. Në kryeqytetin Zagreb ujërat depërtuan në shumë ndërtesa dhe ekipet e emergjencës ndërhynë për të pastruar kanalet e kullimit e hoqën pemët e shkulura nga era. Ndërsa nxirrte ujin nga një banesë, një zjarrfikës humbi jetën.