Aktualitet

Moti mbetet i kthjellët në territorin e vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti mbetet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta dhe hera-herës deri mesatare, nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore-malore.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore, si edhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/23
Diell

Kukës
7/18
Diell re

Lezhë
12/22
Diell

Dibër
7/17
Diell re

Durrës
12/23
Diell

Tiranë
12/24
Diell

Elbasan
12/24
Diell pak re

Berat
9/25
Diell pak re

Vlorë
12/22
Diell

Korçë
6/16
Diell re

Gjirokastër
7/22
Diell pak re

Sarandë
12/22
Diell