Ditën e sotme vendi ynë mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, siç njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti vijon me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, me shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të territorit.
Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe hera-herës nuk mungojnë shtrëngata afatshkurtra. Era fryn e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në bregdet dhe lugina, hera-herës arrin shpejtësinë 7-16 m/s.
Valëzimi në dete rezulton i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/28
Diell, vranësira, reshje
Kukës
15/25
Diell, vranësira, reshje
Lezhë
19/31
Diell, vranësira
Dibër
16/26
Diell, vranësira, reshje
Durrës
20/30
Diell, vranësira
Tiranë
20/32
Diell, vranësira, reshje
Elbasan
19/31
Diell, vranësira, reshje
Berat
18/31
Diell, vranësira, reshje
Vlorë
21/30
Diell, vranësira, reshje
Korçë
16/26
Diell, vranësira, reshje
Gjirokastër
17/31
Diell, vranësira, reshje
Sarandë
19/31
Diell, vranësira