Aktualitet

Muçi i kërkon kushtetueses të shprehet për mandatin e tij

Ndërsa nuk njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA që e shkarkoi, Besnik Muçi i kërkon Kushtetueses të vendosë për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit të tij si anëtar i gjykatës. Deri në marrjen e këtij vendimi, Muçi njofton se do të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese e ligjore. Ai nuk e merr parasysh vendimin e KPA-së, me pretendimin se në ditën kur u emërua nga presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses e humbi statusin e Prokurorit, ndaj Kolegji nuk mund të vendosë për të.