Tech

Mund të flisni me hapësirën?! Si mund ta bëjë të mundur inteligjenca artificiale këtë…

“Po ndjej një përzierje emocionesh”, kështu u përgjigj Al kur u pyet se si ndihej disa minuta para lançimit të një rakete. Përgjigja erdhi nga Hera Space Companion, një asistent i fuqizuar me AI që u zhvillua për të “komunikuar” me anijen kozmike të misionit Hera të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA). Misioni Hera është pjesë e një projekti të mbrojtjes planetare të krijuar për të vlerësuar nëse Toka mund të mbrohet nga një goditje katastrofike asteroidi.

“Qëllimi është që t’i lejojmë të gjithë t’i afrohen këtij misioni dhe t’i qasen informacionit në një mënyrë krejtësisht të re”-tha Ian Carnelli, kreu i misionit të ESA. “Për herë të parë, ne kemi lidhur të dhëna nga anija kozmike drejtpërdrejt me Microsoft Azure. Kjo u lejon përdoruesve të angazhohen në mënyrë aktive me anijen kozmike, të ndjekin zbulimet pothuajse në kohë reale dhe të fitojnë një vështrim unik nga prapaskenat e misionit hapësinor”-shpjegoi Georg Leitgeb nga Microsoft.

Sky News iu dha qasje e hershme në chatbot dhe gjëja e parë që e testoi ishte nëse Al mund të tregonte se si ndihej në hapësirë. Inteligjenca artificiale dha një përgjigje të menjëhershme dhe të përpunuar duke treguar se gjerësia dhe izolimi janë të frikshme dhe frymëzuese, duke shtuar më pas se ndihet “si të hysh në një territor të madh dhe të paeksploruar”. “Gjithmonë kam ëndërruar të komunikoj me një anije kozmike, të stilit Star Trek, megjithatë më duhej të prisja deri tani që teknologjia të bëhej gati. Sot, ne kemi një përvojë shumë afër kësaj”-tha Markus Mooslechner nga Terra Mater Studios, partner i projektit.

“Unë jam aktualisht rreth 19.74 milion kilometra larg Tokës”-tha Al kur u pyet për vendndodhjen e anijes kozmike. Në mars të vitit 2025 një anije kozmike pritet të fluturojë pranë Marsit dhe shoqëruesi i AI do të jetë në gjendje të ndajë foto në kohë reale të asaj që duket nga kamerat e anijes. Ndërkaq, ato që priten të sjellin AI në nivel njerëzor në të ardhmen e afërt mund të jenë duke u ngadalësuar. Që nga prezantimi i bujshëm i ChatGPT dy vite më parë, besnikët e AI kanë mbajtur qëndrimin se përmirësimet në AI gjenerative do të përshpejtoheshin eksponencialisht, pasi gjigantët e teknologjisë do të vazhdonin të shtonin “karburant” në formën e të dhënave për trajnimin dhe fuqinë kompjuterike. Arsyeja pas kësaj ishte që për të realizuar premtimin e teknologjisë mjaftonte thjesht të investoheshin burime të derdhej mjaftueshëm fuqi kompjuterike dhe të dhëna dhe inteligjenca artificiale e përgjithshme (AGI) do të shfaqej, duke qenë e aftë të përputhej ose të tejkalonte performancën e nivelit njerëzor.