Bota

Muze dhe film në ambientet e shpellës në Tajlandë

Shpella në veri të Tajlandës, në të cilën mbetën të bllokuar 12 djem dhe trajneri i tyre i fubollit për më shumë se dy javë pritet të kthehet në muze. Zyrtarët e shpëtimit thanë se muzeu do të tregojë si ka ndodhur shpëtimi, duke pretenduar shpella mund të kthehet në një “atraksion i madh” për Tajlandën. Ndërkaq të paktën dy kompani filmike janë duke shqyrtuar mundësinë e tregimit të ngjarjes përmes ekranit të madh.