Lajmet e fundit Sport

Myrto Uzuni refuzon përsëri të stërvitet me Granadan, “tymi i bardhë” duket larg

Myrto Uzuni prej ditësh është kthyer në një çështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka refuzuar sërish të stërvitet me klubin spanjoll, pasi kërkon përmirësim të kushteve ekonomike, ndërsa në horizont mbetet oferta e FC Austin në MLS.

LEXO EDHE: Kupa e Shqipërisë/ Të martën & të mërkurën luhen ndeshjet e fazës 1/8

Golashënuesi shkoi mëngjesin e sotëm në ambientet e klubit  bardhekuq, i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij në kërkim të një marrëveshjeje që mund të zgjidhë situatën aktuale. Gjithsesi, për momentin, “tymi i bardhë” duket ende larg, pasi palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.

Granada po punon në merkato, teksa është në kërkim të futbollistëve që mund të shtojnë konkurrencën në repartin ofensiv, duke marrë parasysh kështu edhe largimin e mundshëm të Uzunit.

Në këtë sezon, me klubin e La Liga 2, 29-vjeçari ka shënuar 14 gola. Për të ky është sezoni i katërt te Granada.

LEXO EDHE: VIDEO/ Tifozët ‘tradhtojnë’ Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit