Celebrities Ndryshe

“Na bëri dalje…”/ Joz Marku flet për marrëdhënien me Gjestin dhe vijimin e lidhjes me Loredanën pas BBV!

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Salsano Rrapi ka qenë këngëtari Joz Marku. Gjatë bisedës, ai foli për projektet e tij të fundit muzikore, për inspirimin pas këngëve të tij, si dhe për planet që ka për të ardhmen në industrinë muzikore. Moderatori dhe moderatoret e pyetën për eksperiencat e tij personale, sfidat dhe momentet më të veçanta në karrierën e tij, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe bisedore që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Ai gjithashtu foli edhe për eksperiencën e tij si pjesëmarrës në Big Brother VIP 4, ku tregoi momentet më të paharrueshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe lidhjet dhe rivalitetet që krijoi me banorët e tjerë. Edhe pse në dalje të tij, ai nuk la një shije të mirë për shkak të një incidenti me Gjestin, u vu re më pas se publiku po e përkrahte. Si e komenton ai këtë?

Nuk e di ndoshta janë ato parimet njerëzore që edhe publiku e kupton që nuk duhet të shkelen. Ndoshta njerëzit janë bërë bashkë me mua. Kanë menduar që ‘kushedi si ka reaguar, pse e ka bërë ai dhe në përditshmërinë tonë ka njerëz të tillë që e pranojnë që nuk duhet shkelur asnjë parim. Ka zënka, edhe në familjen tonë ka zënka.

Veprimi edhe pse ishte i shëmtuar, qëllimi pas tij mbetet ky sipas Jozit. Për shkak të kësaj pati edhe një vëmendje dhe kuriozitet ndaj figurës së tij dhe do të mbahet mend për eksperiencën e tij. Si është marrëdhënia e tij me Gjestin pas asaj kohe?

Jo, nuk kemi biseduar. Nuk kemi pasur mundësi t’i bisedojmë akoma. E kam ngushëlluar me atë zemrën time dhe familen e tij. Më vjen shumë keq. Është diçka e tmerrshme. Humbje jashtëzakonisht shumë e madhe. Më vjen shumë keq…

Me cilët banorë nga BBV4 ruan ende marrëdhënien?

Kam disa. G Bani, Valbonën, Danjën, Gertin.

Po lidhja e tij me Loredanën, si është ditët e sotme?

Është kthyer atje në Itali. Na bëri dalje ne. Tha ‘nuk rri dot në Shqipëri’. Vazhduam, tentuam, por…