Celebrities

Ndahet nga jeta Brad Arnold, këngëtari i grupit 3 Doors Down!

Brad Arnold, këngëtari kryesor dhe anëtari themelues i grupit të njohur rock 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, pas një beteje të vështirë me kancerin e veshkave.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga vetë grupi, i cili bëri të ditur se Arnold u shua paqësisht në gjumë, i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jennifer dhe familjarët më të afërt.

Artisti ishte diagnostikuar në maj të vitit 2025 me kancer të veshkave në stadin e katërt, i cili ishte përhapur edhe në mushkëri. Pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve mjekësore, sëmundja rezultoi fatale.

Brad Arnold mbetet një figurë ikonë e muzikës rock, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe këngë që shënuan breza të tërë adhuruesish në mbarë botën. Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te fansat dhe komuniteti muzikor ndërkombëtar.