Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA.
Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.
Lajmi u mësua nga ANSA nga burime pranë familjes dhe është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.
Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian. Mjeshtri i prezantuesve televizivë. Autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh. Një njeri spektakli, ‘showman’, autor, aktor, orator, një multidimensional.