Aktualitet

Ndalohen dy sirianë duke kaluar kufirin për në Mal të Zi

Dy shtetas sirianë u ndaluan nga policia kufitare në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Klandestinët po tentonin të kalonin kufirin në zonën e Hotit, me destinacion final Evropën Perëndimore. Zyra e migracionit në Ministrinë e Brendshme po merret me rastin e dy refugjatëve ilegalë sirianë.