Showbiz

Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare, aktorja e njohur Stefanie Sherk

Aktorja dhe modelja e njohur nga Kanadaja Stefanie Sherk ka ndërruar jetë 6 ditë më parë dhe kjo ngjarje e trishtë është mbajtur krejtësisht e fshehtë nga familjarët e saj.

Pak orë më parë, bashkështori i saj ka publikuar një foto të sajën në Instagram ku ka lajmëruar miqtë dhe publikun për humbjen e tij.

“Të dashur miq, në emër të familjarëve Sherk dhe Bichir me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill 2019, dashuria jonë Stefanie Sherk”, gruaja ime e dashur ndërroi jetë paqësisht” ,-shkroi Demian Bichir ndër të tjera.